E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, kohe rinovimesh dhe konfliktesh

Cruz synon te lidhet me zikalterit deri ne fund te sezonit 2009-2010, duke larguar pergjithmone zerat per divorcin, ndersa ceshtja Adriano vazhdon te mbetet pezull.  

Golat vendimtare ne minutat e fundit, kane bere qe argjentinasi Cruz te fitoje besimin e drejtuesve te Interit te cilet kerkojne rinovimin e kontrates edhe me nje vit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, te dyja palet kane nisur bisedimet per kete ceshtje. “El Jardinero” synon te lidhet me zikalterit deri ne fund te sezonit 2009-2010, duke larguar pergjithmone zerat per divorcin.

Nderkohe, ceshtja e brazilianit Adriano po behet perhere e me e paqarte. Lojtari ne fjale i ka kerkuar shoqerise te qartesoje pozicionin ne lidhje me te ardhmen e tij, pasi situata po behet perhere e me e veshtire, duke pare perjashtimin e tij nga planet e teknikut Mourinho.

“Kam pasur nje problem me trajnerin dhe ai vendosi te mos me aktivizoje per kater ndeshje. Te shtunen do jem aty dhe shpresoj qe te luaj. Mendoj se jam ne gjendje te ndihmoj skuadren te arrije qendrueshmeri ne rezultate”, deklaron nga Brazili sulmuesi, i cili zhvilloi nje ndeshje model me kombetaren e vendit te tij. Ne fund te deklarates ai ka theksuar, “Shpresoj qe Interi te qartesoje qendrimin ndaj te ardhmes time”.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›