E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vale Rossi fluturon serish me nje Ferrari

Kampioni i botes ne Moto GP ka zbritur ne pisten e Mugello-s me nje kokekuqe F2008 duke zhvilluar 51 xhiro.

Tashme nuk perben me lajm; Vale Rossi hipen ne nje Ferrari dhe fluturon, duke u ndier i lumtur si ne nje motor. Kampioni i botes ne Moto GP ka zbritur ne pisten e Mugello-s me nje kokekuqe F2008 duke zhvilluar 51 xhiro.

Koha me e mire e regjistruar nga “Doktori” eshte 1:22:5 nen syte e menaxherit te Yamaha-s, Davide Brivio, te atit Graziano Rossi dhe drejtorit te pergjithshem te skuderise Ferrari, Stefano Domenicali. Kjo eshte hera e katert qe Rossi hipen ne nje makine Ferrari dhe e dyta ne pisten e Mugello-s. Sipas teknikeve, koha e regjistruar gjate paradites u afrohet shume atyre te piloteve zyrtare, Felipe Massa e Kimi Raikkonen.

Me gjithe kete lajm, keto prova nuk i kane sherbyer Rossi-t te ndryshoje mendje per te marre pjese ne garat e Formula 1, ndoshta me nje makine Ferrari edhe pse ne te shkuaren eshte aluduar per nje gje te tille.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›