Juventus, shopping ne Gjermani

Projekt koke e kembe gjerman per Juventusin e Ranierit. Tekniku italian duket se ka rene ne dashuri me futbollin gjerman, duke tentuar te shkepuse nga Bayern Munich edhe dy xhevahire te kesaj skuadre.
Objektivi numer 1 eshte mesfushori Bastian Schweinsteiger, per te cilin drejtuesit bardhezi po ngulin kembe perdite e me shume, duke pare qe kontrata e biondit me bavarezet skadon ne fund te sezonit dhe ai ka mundesi te vendose per te ardhmen e tij qe ne janar. Drejtori i shoqerise, Alessio Secco ka udhetuar drejt Berlinit per te biseduar me lojtarin, por edhe per t’u interesuar rreth talentit te Hertes, Friedrich.
Objektivi i dyte i madh per Juventusin eshte edhe i riu Lukas Podolski, i cili veshtire se do qendroje ne “Allianz Arena” pas fundit te ketij sezoni. Por interesimi i bardhezinjve ne tregun gjerman shkon edhe me tej, pasi ne listen e gjate te objektivave te merkatos jane edhe Diego e Rakitic, te dy lojtare te Bundesliges.