E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donovan, 3 muaj ne kampin e Bayern Munich

Donovan do aktivizohet tek Bayern qe nga muaji janar deri ne mars dhe me pas do rikthehet serish ne Kaliforni per t’u bashkuar me klubin amerikan.

Lojtari i Los Angeles Galaxy, Donovan, ka mberritur ne kampin e Bayern Munich, duke preferuar te luaje me skuadren gjermane gjate pushimeve te Major League ne SHBA.

Shoku i skuadres se David Beckham duket se ka zgjedhur te njejten rruge si anglezi qe do luaje per disa muaj me Milanin. Donovan do aktivizohet qe nga muaji janar deri ne mars dhe me pas do rikthehet serish ne Kaliforni per t’u bashkuar me klubin amerikan.

Sulmuesi ne fjale qe kryeson renditjen e golashenuesve pertej Atlantikut, stervitet prej dy javesh ne Bavari. Pasi e ka vezhguar me kujdes, trajneri Klinsmann ka ngelur i kenaqur nga forma e amerikanit, duke i shtrire doren e bashkepunimit per rreth 100 dite. “Shpresojme qe te qendroje tek ne deri ne perfundim te Bundesliges”, ka theksuar trajneri i Bayern.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›