Palmeiras, tifozet dhunojne trajnerin Luxemburgo

Humbja e thelle 5-2 e Palmeirasit kunder Flamengos i ka kushtuar shtrenjte trajnerit, Vanderley Luxemburgo. Ish drejtuesi i Brazilit eshte perballur me nje episod te pazakonte dhe te dhunshem ne aeroportin e San Paolos nga mbeshtetesit e Palmeirasit, te zhgenjyer nga rendimenti i skuadres se tyre te zemres gjate ketij sezoni.
Sipas te dhenave spitalore, tekniku brazilian ka pesuar demtime te shumta por pa rrezik per jeten e tij. Mjeket theksojne se jane evidentuar disa fraktura, sidomos ne dore dhe fytyre. Ne shenjestren e tifozeve nuk eshte vetem trajneri por edhe drejtuezit e klubit "Verdao".
Drejtori sportiv ka bere me dije per mediat se kohet e fundit ka marre disa telefonata kercenuese. Aktualisht, Palmeiras renditet ne vendin e peste te kampionatit vendas, e shkeputur me 7 pike nga rivalet e te njejtit sytet, San Paolo qe mbajne kreun.