E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, mungon Shnajder, Stankoviç pas sulmuesve

Në stërvitjen e sotme në Apiano Xhentile, tekniku portugez ka provuar 11-shen që me shumë mundësi do të hedhë në lojë që nga minuta e parë në derbin e Italisë ndaj Juventusit të shtunën në “Olimpiko” të Torinos.

Sipas gjasave, mesfusha do të jetë e përbërë nga Muntari, Kambiaso dhe Tiago Mota, kurse Dejan Stankoviç do të luajë pas krahëve të sulmuesve. Kjo për shkak se Uesli Shnajder nuk ka mundur dot të kalojë dëmtimin, për të qenë i gatshëm për sfidën.

Ndërkohë, Baloteli vazhdon të tregojë një formë të mirë në stërvitje. Nesër pritet vendimi përfundimtar në lidhje me apelin për pezullimin e Maikonit. Të premten në orën 13:00 do të vendoset përfundimisht nëse mbrojtësi brazilian do të vuajë edhe javën e dytë të dënimit apo jo. Ndërkaq, gjyqtari i këtij takimi do të jetë Sakani.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›