Shkodër, dërgohen 4 mijë tonë ndihma ushqimore
Sipas të dhënave, nën ujë janë 10.000 ha tokë. Ndërkohë, kjo ministri ka bërë të ditur edhe sasinë e ndihmave të dërguara për banorët e prekur nga përmbytja. Kështu, në Bashkinë e Shkodrës, komunën Ana e Malit, atë të Dajçit dhe në Bushat janë dërguar rreth 60000 kg sheqer, 5400 litër Vaj, si makarona, detegjent, sapunë, ujë etj. Gjithsej janë dërguar rreth 4 mijë tonë ndihma ushqimore.