Inter në formë të mirë, Barcelona me mungesa
Në mbrëmjen e sotme pritet të shihet ndeshja më e madhe e sezonit të sivjetghëm të Champions League. Në Camp Nou Barcelona do të përballet me Interin në takimin më delikat për të nga i cili varet e ardhmja në garën e klubeve më të mira europiane. Por kjo sfidë duket se do të ketë mungesa protagonistësh. Dhe mugesat i përkasin Barcelonës. Abidal, Toure, Milito dhe Chygrynskiy. Nuk është ende e qartë nëse do të aktivizohen Leo Messi, Zlatan Ibrahimovic dhe Rafa Marquez të cilët duket se nuk janë në formën e tyre. Megjithatë në fushë për Barcelonën do të jetë një formacion i denjë edhe pse stoli nuk do të jetë i plotë.
Nga ana tjetër Inter janë ndoshta e kundërta e Barçës: në formën e tyre më të mirë. Janë kryesuesit e grupit në Champions dhe kryesuesit e kampionatit. Jose Mourinho ka marrë më vete në Barcelonë 23 lojtarë, por vëmendja do të jetë tek rikthimi i Samuel Eto’o në Camp Nou. Kamerunasi do të përpiqet të tregoje edhe një herë se Barça bëri gabim që e shiti. Gjithësesi ai ka thënë se nuk do të festojë nëse shënon. Megjithë mungesat që ka Barcelona nuk është skuadër që mundet lehtë. Në këto kushte Guardiola dhe Mourinho, pavarësisht deklaratave mediatike, do të ishin të kënaqur edhe më një pikë. Barça nuk mund të humbasë se një gjë e tillë e shoqëruar edhe me fitoren e Rubinit me Dinamon do të sillte një eliminim të bujshëm të spanjollëve. Ndërsa një barazim do ti rriste shpresat e Barcelonës për një fitore në Kiev. Gjithcka do të marrë jetë sonte në 20.45 direkt në supersport dhe TV Klan edhe me ndeshjet e tjera E, F, G dhe H.