E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klaudio Ranieri mund të marrë drejtimin e Lacios

Romë - Klaudio Ranieri shumë shpejt mund të marrë drejtimin e skuadrës së Lacios. Këtë fakt e deklarojnë mediat italiane, të cilat thonë se presidenti Klaudio Lotito ka zhvilluar një takim me trajnerin e shkarkuar të Juvëntusit, dhe së bashku kanë rënë dakord për kushtet paraprake.

Ranieri u shkakrua këtë fundjavë nga drejtimi i “Zonjës së Vjetër” për shkak të rezultateve të dobëta. Transferim i mundshëm i tij tek kryeqytetasit e Lacios pritet të bëhet në muajt e verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›