Muntari mohon kategorikisht largimin nga Interi
Milano - Sulej Muntari hedh kategorikisht poshtë çdo lloj mundësie për kalimin e tij tek skuadra e Totenhemit në Premier Ligë. Mesfushori i Interit tregohet shumë i vendosur për të vazhduar sa më gjatë karrierën e sapunisur me 17 herë kampionët e Italisë.
“Do të ishte një çmenduri e vërtetë nëse do të largohesha nga skuadra e Interit. Unë ndjehem shumë i lumtur në Milano. Gjendem në një klub të madh, dhe dëshiroj të fitoj sa më shumë trofe me këtë skuadër”.