E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedrag Mijatoviç ndahet nga Reali i Madridit

Madrid - Pedrag Mijatoviç nuk do të jetë më drejtor sportiv i Realit të Madridit. Ish-futbollisti serb largohet nga kjo detyrë një vit para përfundimit të kontratës me klubin madrilen. Lajmi publikohet në faqen zyrtare të Realit në internet.

“Bordi drejtues i Realit të Madridit ka arritur një marrëveshje reciproke me drejtorin sportiv, Pedrag Mijatoviç, për zgjidhjen e kontratës, e cila skadonte në vitin 2010”, thuhet në faqen e Realit.

Më poshtë, ndër të tjera, Reali i uron suksese të mëtejshme Mijatoviçit. “Reali i Madridit i uron fat Mijatoviçit, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale”, përfundon mesazhi i klubit madrilen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›