E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi arrin të sigurojë sulmuesin Arnautoviç

Milano - Interi mësohet se ka arritur një marrëveshje me sulmuesin e Tuentes, Marko Arnautoviç. Lajmi bëhet publik nga gazeta “Corriere dello Sport”, e cila thotë se përfaqësuesit e kampionëve të Italisë kanë arritur një marrëveshje pesëvjeçare me futbollistin.

Arnautoviç do të përfitojë tek skuadra e Interit 2 milionë euro në sezon. Aktualisht pritet vetëm firma mes dy klubeve, dhe futbollisti do të jetë gati për sezonin e ardhshëm.

Disa ditë më parë ishte përfolur se Interi kishte arritur një marrëveshje prej 13 milionë eurosh me Tuenten, ndërsa tani thuhet se holandezët kërkojnë 15 milionë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›