E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Interesat e disa politikanëve po dëmtojnë vendin – pakti i Edi Ramës, truk”

11-10-2011 / Gazeta 55

Lideri historik i socialistëve Fatos Nano thyen heshtjen për denoncimin e kursit politik të pasardhësit të tij


Në kohën kur Shqipëria mund të dështojë për te dytën here ne marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE, ish-kryeministri Fatos Nano i bën apel klasën politike të tregojnë pjekuri dhe përgjegjshmëri ndaj mesazheve të qarta të ndërkombëtarëve, mbi zgjidhjen e krizës së Shqipëri.


“Besoj se ata i kanë marrë të gjitha mesazhet e duhura dhe unë do të nxisja vëmendjen e munguar, për të arsyetuar me qetësi dhe me përgjegjësi europiane për vendin nevojën e kthimit në debatin e vërtetë politik, duke u larguar nga interesat e dëmshme që karakterizojnë një pjesë të liderëve”, tha Nano.


Gjatë një prononcimi për mediat, Fatos Nano, tashmë i tërhequr nga politika aktive, ka fajësuar pa përmendur emra, një pjesë të liderëve për një politikë bërje vetëm për interesat e tyre dhe jo të vendit.


Ish-kryetari i Partisë Socialiste ka ironizuar edhe paktin prej 10 pikash te propozuar nga socialistët, duke mos e parë atë si një mundësi për nisjen e dialogut mes palëve.


“Po flasim për gjëra serioze dhe jo për truke”- tha ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›