E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vetmja “fitore” e Edi Ramës, bllokimi i integrimit në BE

11-10-2011 / Gazeta 55

Pas një serie humbjesh elektorale, Edvini i ka shpallur dje publikut fitoren e vet të parë politike, bllokimin e integrimit të Shqipërisë. Pasi dështoi me anëtarësimin në NATO si dhe me heqjen e vizave, plot krenari, kryetari i opozitës ka parashpallur dje njoftimin se sivjet s’do të merret statusi i kandidatit. Aksioni antiperëndimor i PS është para syve të publikut dhe të gjithë mund të vlerësojnë veton që Edvini po u vë aspiratave tona europiane


Me shumë gjasa Edi Rama më në fund nesër ka shanset dhe mundësitë të korrë “fitoren” e tij të parë. “Fitorja” e pritshme e së nesërmes e Edi ramës, merr një rëndësi të veçantë, jo aq pse është “e para”, por sepse (fiks) është “e para pas gjashtë vjetësh” që ai drejton PS-në. Nga ana tjetër, “fitorja” e pritshme e së nesërmes, e cila korrespondon me një përgjigje negative të mundshme nga ana e Komisionit Europian ndaj aspiratës së Shqipërisë për tu integruar në BE, vetëm prej Edi Ramës mund të lexohet (pa zë dhe pa figurë) si e tillë, sepse sa për pjesën tjetër të shqiptarëve,a jo shkon ndesh me interesat dhe aspiratat e tyre për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Përballë “progresit të kufizuar” të Shqipërisë dhe “ngërçit të tejzgjatur politik”, kreu i PS-së e di në çfarë ane “ta klasifikojë” veten. Për këtë (jo vetëm) perceptim, ku ai dukshëm është katalizatori i “ngërçit politik” (se sa për “progres të kufizuar”, as nuk bëhet fjalë që ai të ketë kontribuuar), për të parën herë, “fitoren” e tij të parë, me gjithë dëshirën  brendshme të fshehur me sforco, nuk do të dëshironte ta mediatizonte... Përkundrazi, jo më larg se dje ai tentoi të kundërtën, atë që më tepër se sa shmangien nga “merita” për këtë “fitore”, justifikimin e tij se nuk ka të bëjë me këtë “fitore”. Fjalimi i tij i djeshëm para grupit të deputetëve socialistë, nuk e fshihte “mosdëshirën” e dëshirës për këtë “fitore”. Ai që para shtatorit të këtij viti, nuk mbahet mend të monologonte para deputetëve, po aq sa nuk mbahet mend, që ai të ketë munguar (me ndonjë përjashtim të rrallë) në monologimet e të premteve para gazetarëve, tashëm ka ndërruar taktikë. Ndërsa dikur fjalimet e tij politike, i mbante të premteve para gazetarëve, tashmë i ka zhvendosur të hënën para deputetëve, duke shmangur ballafaqimin “pyetje-përgjigje”... Sepse..., sepse..., nuk mund të besohet se në monologët e së hënave, ndokush deputet i tipit Dash Peza, Artan Gaçi, Vasilika Hysi, apo Olta Xhaçka, do të guxojnë ti bëjnë ndonjë pyetje “me spec”. Përpos kësaj, duke dëshiruar më shumë se asnjë herë tjetër, se sa këto ditë, “ti harroheshin të këqijat” të cilat datojnë që prej protestave anti-NATO, për nder “të mender” vdekjes aksidentale e të rëndomtë të Kosta Trebickës, apo “kërcënimit” në prag të liberalizimit të vizave “për pushtimin e Europës me 1 milion shqiptarë ‘të papunë’”, Edi Rama me gjithë tentativën e djeshme, për “ndarjen e fitores” me të gjithë, sërish nuk “i shpëtoi”, marrjes së autorësisë së bllokimit të integrimit të Shqipërisë në BE. Duke ripërsëritur kushtet e pengmarrjes së integrimit, që fillojnë që nga tentativa për të ulur çmimin e qumështit e deri te reformat integruese, Edi Rama, më shumë se çdo gjë, dje “në vend të vinte vetulla nxori sytë”, kur e krruajti by..., dhe mori si shembull “gatishmërinë” për të votuar Gjykatën Administrative, por të kushtëzuar me “konsulta transparente me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe me partnerët e huaj”... Kësaj i thonë tia fusësh vetes... Fiks një vit më parë, saktësisht në muajin shtator 2010, ekspertët shqiptarë edhe grupet e interesit nga njëra anë, por edhe “partnerët ndërkombëtarë”, sikurse ambasada amerikane, por edhe Jozef Williams drejtori i Agjencisë të SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar, i kërkonin Edi Ramës miratimin e Gjykatës Administrative brenda 30 shtatorit 2101, për të mos rrezikuar financimin amerikan prej 16 milionë eurosh për këtë projekt. Nga ana e tij, ky pra, Edi Rama, i vinte “kushte” amerikanëve për “ngritjen e komisionit hetimor të zgjedhjeve 2009”, ndryshe nuk e votonte këtë projekt ligj. Dhe sot, kur ka kaluar edhe 30 shtatori i vitit 2011, Edi Rama “ulëret”, për “konsulta me parterët ndërkombëtarë”... dhe tenton justifikimin dhe shmangien nga përgjegjësia e mosbërjes pjesë e reformave integruese. Sa për “afatet e kushtëzuara” që Edi Rama vendosi dje, për reformën parlamentare, apo atë zgjedhore, me gjithë fjalitë e shumta pyetëse (ku në fakt është ai që duhet vetë tu japë përgjigje), përgjigjet nga kreu i mazhorancës kanë ardhur, jo për muajin mars 2012, por brenda vitit, biles..., biles..., sipas 52 rekomandimeve të OSCE/ODIHR/it për reformën zgjedhore, dhe sipas rregullores së Parlamentit Europian, për rregulloren e parlamentit shqiptar... ... Por, Edi Rama i cili është nga ata që “kur harron nuk mban mend”..., kur tashmë i kanë mbaruar edhe justifikimet për pengmarrjen e integrimit të Shqipërisë në BE, do të do të dëshironte që edhe të tjerët të “harronin e të mos mbanin mend”, se kushtet për kushtet e tij kanë marrë përgjigje dhe presin thjesht dhe vetëm që si pjesë e retorikës së kreut të PS-së, të mos provokojnë orgazëm në radhët e deputetëve të PS-së..., me “fitoren” e vetme si “e vetmja rrugë” e Edi Ramës..., pengmarrjen e integrimit te Shqipërisë në BE.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›