E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, ish kryeministrja Timoshenko dënohet me 7 vjet burg

11-10-2011 / Gazeta 55

Ish kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko u dënua sot me shtatë vjet burg. Në përfundim të një procesi të nisur në ngarkim të saj, Gjykata e shpalli atë fajtore për abuzim të pushtetit në vitin 2009, gjatë një marrëveshje me Rusinë.


Gjykatësi, Rodion Kirejev duke e lexuar vendimin tha se Timoshenko ka përdorur pushtetin e saj për “akte kriminale” kur ka urdhëruar firmën ukrainase Natfogas të nënshkruajë marrëveshjen me Rusinë.


Gjykatësi tha se veprimet e Timoshenkos i kanë shkaktuar Natfogasit një humbje prej 188 milion dollarëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›