Interesat e kredive ne leke mbeten te larta
Interesat e kredive në lekë nuk u ulën as për korrikun. Ndonëse ka kaluar një vit, që kur Banka e Shqipërisë filloi të lehtësonte politikën monetare, duke ulur normën bazë të interesit me disa herë, normat e kredive në lekë vijojnë të mbeten të larta. Sipas statistikave të fundit të të Bankës Qendrore, norma mesatare e kredisë së re mujore në lekë, në korrik të viti 2012 ishte 11.39%. kjo normë është po aq sa në gushtin e vitit 2011, kur Banka e Shqipërisë sapo filloi të lehtësonte ndjeshëm politikën monetare.
Që nga gushti i vitit të kaluar, deri në korrik të këtij viti, Banka ulur pesë herë normën bazë të interesit. Por kjo ulje nuk është reflektuar aspak në koston e parasë, teksa interesat e kredive në lekë kanë mbetur të larta. Guvernatori Fullani ka bërë fajtor për mospërçimin e politikës lehtësuese monetare bankat me kapital perëndimor, të cilat janë tërhequr nga blerjet e borxhit të qeverisë. Kjo ka mbajtur të lartë yield-in(jeldin) e bonove të thesarit, i cili përdoret nga bankat si referencë për përcaktimin e çmimit të kredisë.
Tendenca e interesave të bonove të thesarit në muajin e fundit ka qenë në rënie, duke dhënë një indikacion se tregu është lehtësuar. Interesi i bonove të thesarit me afat maturimi 12-mujor zbriti në 7.1% në ankandin e fundit, nga niveli rekord i këtij viti prej 7.38% që ishte në mes të qershorit. Por, efekti më i ndjeshëm në ekonomi do të ishte nëse kjo lëvizje do të transmetohej në reduktimin e kostos së kredisë në lekë.