E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mehilli Jepen me koncesion 7 HEC-e te tjera krijohen vende pune

Në kuadrin e punësimit gjithnjë e më të madh të shqiptarëve dhe nismës “Shqipëria një superfuqi e energjisë së rinovueshme në rajon”, kryeministri Berisha firmosi sot dhënien me koncesion edhe për 7 hidrocentrale. Në një deklaratë ëpr mediat zëdhënësja e Kryeminsitrisë Erla Mëhlli konfirmoi se nga dhënia me koncension e tytre krijohen vende pune.

“Konkretisht hidrocentrali Qarr dhe Kaltanj, në rrjedhën e sipërme të Osumit, hidrocentralet Babjen dhe Lozhan 2 si dhe Kasollet e Selcës në rrjedhën e mesme të lumit Devoll, hidrocentrali Guri i Kuq në degët e lumit Osum, hidrocentrali Driza në ujërat e lumit Bistricë, hidrocentrali Potam në degën e lumit Pavlës dhe hidrocentrali Denas në lumin e Cemericës”- deklaroi Mëhilli.
Sipas saj shuma totale e investimeve arrin vlerën e rreth 6 miliard lekë ndërkohë që punësojnë rreth 1500 punonjës të profesioneve të ndryshme. Energjisë së rinovueshme këto hidrocentrale i shtojnë kapacitetin e prodhimit me 18 megavat.
Me këto 7 hidrocentrale numri i hidrocentraleve të dhëna me koncesion në Shqipëri arrin në 332, kapacitetit prodhues në tërësi arrin 1450 megavat, ndërsa vlera e investimit të tyre është mbi 2 miliardë euro.
“Këto rritje kapacitetesh energjie të rinovueshme po realizohen jo më para publike, por janë investime 100 për qind private të nxitura dhe mbështetura nga klima e favorshme investuese e krijuar nga qeveria shqiptare.

Në të gjitha hidrocentralet e dhëna me koncesion që do ndërtohen parashikohet të krijohen mbi 25 mijë vende pune në të katër anët e vendit”- vijoi më tej zëdhënësja e kryeministrisë, e cila I konsideroi përpjekjet për të dekurajuar biznesin dhe interesin e tij për koncesione në fushën e energjisë janë anakronike, ziliqare dhe keqdashëse

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›