MOODYS ul ne negativ parashikimin per BE-ne

Agjencia e vlerësimit të kreditit Moodys ka vendosur në fokus sërish BE. Në një raport të fundit agjencia thekson se vlerëson në negativ parashikimin për nivelin 3A të Bashkimit Europian. Ajo paralajmëroi se mund të zhvlerësojë Europën e bashkuar në rast se do të zhvlerësojë 4 vendet anëtare të saj që vijojnë të mbajnë nivel 3A të bonove sovrane. Aktualisht në Bashkimin Europian ka më shumë se 4 vende me nivel 3A të bonove, dhe agjencia thotë se Bashkimi Europian do të zhvlerësohet nëse zhvlerësohen Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Hollanda, të cilat janë dhe kontribuesit kryesorë të fondeve të bllokut.
"Parashikimi negativ për vlerësimin afatgjatë të Bashkimit Europian, reflekton parashikimin negativ për anëtarët 3A të bllokut që kanë kontribut të lartë në buxhetin e Bashkimit Europian: Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Holanda, vende të cilat së bashku përfaqësojnë 45% të të ardhurave të buxhetit të Bashkimit Europian”, thotë agjencia në raportin që shoqëroi vendimin. Moody's thotë se niveli i vlerësimit të Bashkimit Europian do të jetë shumë i ndjeshëm ndaj çdo ndryshimi të vlerësimit të këtyre 4 vendeve, që do të thotë se nëse ato zhvlerësohen edhe bashkimi europian do të zhvlerësohet.