E Diel, 1 Nëntor 2026

Interesat e larta, shtojne fitimet e sistemit bankar Eglantina Nasi

Bankat shqiptare po "korrin" fitime gjithmone e me te larta, kjo edhe fale interesave te larta ndaj kredive,qe aplikojne per klientet e tyre. Te cilat rezultojne te jene gati sa dyfishi i shumave,qe ato duhet te paguajne ne fakt per interesat e depozitave apo llogarive te kursimit prane tyre. Nje dukuri e tille konfirmohet nga te dhenat e fundit statistikore te Bankes se Shqiperise, sipas te cilave, ne total, te ardhurat e sistemit bankar shqiptar nga interesi rezultojne ne nivelin prej 56.9 miliarde lekesh ne fund te 9-mujorit. Ndersa ne tremujoret pararendes te ketij viti, ky tregues ka rezultuar respektivisht ne nivelet prej 37.9 dhe 18.9 miliarde lekesh. Ne nje kohe, kur shpenzimet qe sistemi bankar kryen ne teresi per zerin e interesave, rezulton qe te jene me te uleta, gati sa gjysma e fitimit prej tyre. Konkretisht, sipas te dhenave te BSH-se, ne fund te 9-mujorit, rezulton se bankat qe operojne ne Shqiperi, kane shpenzuar ne teresi 27.4 miliarde leke vetem per interesat. Ndersa ne dy tremujoret pararendes, ky tregues ka qene respektivisht ne nivelet prej 18.2 dhe 9.0 miliarde lekesh. Sic edhe mund te konstatohet, nga krahasimi i ketyre shifrave, bankat me shume fitojne sesa paguajne per interesat, duke bere qe ky ze, te rezultoje me nje fitim, i cili sa vjen dhe rritet nga tremujori ne tremujor. Mesa duket, nje dukuri e tille vazhdon te jete e pranishme, edhe pse gjate ketij viti, Banka e Shqiperise e ka ulur normen baze te interesit tre here me nga 0.25 pike perqindje, duke e cuar ne minimumin historik te saj, prej 4%. Sakaq, gjithmone referuar te dhenave te BSH-se, rezulton se norma mesatare e kredise mujore ne leke per sistemin bankar, ne fund te 10-mujorit ka qene ne nivelin prej 9% dhe niveli me i larte i saj, 14%. Kurse norma mesatare e kredise ne euro per te njejten periudhe, mesohet se ka qene 7% dhe me e larta, 8%. Nga ana tjeter, ekspertet bankare, konfirmojne se te ardhurat nga interesat, zene 38% te totalit te tyre per sistemin bankar, pra nje nivel te konsiderueshem. Ndersa te ardhurat, qe vleresohet se i mberrijne sistemit tone bankar prej veprimtarive te tjera, mesohet se zene rreth 32% te totalit te te ardhurave etj. Dalja e ketij sistemi me fitim, edhe gjate kesaj periudhe, kur bankat e rajonit po perjetojne veshtiresi financiare dhe likujduese, eshte nje dukuri e konfirmuar edhe nga autoritetet me te larta si Guvernatori i BSH-se, Ardian Fullani, por edhe vete Kryeministri Sali Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›