PD: Rama pengoi statusin, do refuzohet ne 23 qershor
Deputetja demokrate, Rajmonda Bulku, akuzoi dje kreun socialist Edi Rama, si pergjegjesin e vetem per mos marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Ajo u beri thirrje te gjithe shqiptareve, qe ashtu sic Rama bllokoi statusin per te treten here, shqiptaret ta refuzojne ate me 23 qershor. "Bllokimi i statusit ka nje emer! Deshtimi quhet Edi Rama! Shqiptaret kete nuk ta falin. Shqiptaret duan te bashkohen ne Evrope, e shoku Rama, per te treten here i bllokon", - tha Bulku. Duke filluar edhe numerimin mbrapsht, Bulku tha, se tashme Rames, i kane mbetur vetem 190 dite, pasi shqiptaret do te rrezojne murin e bllokimit. "Tani eshte radha e shqiptareve, qe me 23 Qershor, me voten e tyre te lire, te refuzojne Edi Ramen. Ata do te rrezojne murin e bllokimit. Shoku Rama, koha juaj ka mbaruar! Mbeten vetem 190 dite, qe shqiptaret t'i japin fund aventures tende", - vijoi Bulku. Deputetja akuzoi se sa here qe Rama humb personalisht, hakmerret me qytetaret e vendit te tij. Por per Bulkun, keto qendrime, Rama do t'i paguaje ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit. "Me 23 qershor do te paguani faturen me te rende, qe padrejtesisht u ngarkove per 3 vjet shqiptareve", - vijoi Bulku. Ajo permendi se rekomandimi i Komisionit Evropian, Rezoluta e Parlamentit Evropian dhe konkluzionet e Keshillit Evropian, per t'i dhene Shqiperise statusin e vendit kandidat menjehere sapo vendi te miratoje ligjin per Gjykaten e Larte, ligjin per Sherbimin Civil dhe rregulloren e ndryshuar te Kuvendit, jane prova konkrete, qe konfirmojne mbeshtetjen e Evropes se Bashkuar per perpjekjet e shqiptareve ne procesin e integrimit. Per deputeten e PD-se, mbeshtetja e Bashkimit Evropian per Shqiperine, do te duhet te ishte materializuar me dhenien e statusit te vendit kandidat, por kjo nuk ndodhi, sepse Rama nuk lejoi deputetet e tij te votonin 3 ligjet per statusin.