Interesat e titujve të Greqisë, rekord i ri
Nëse në lojërat olimpike do të kishte një disiplinë që përfshinte dështimet në financë, Greqia do të ishte kampione e padiskutueshme dhe rekordmene e re në sportin “falimento i pari.” Interesat e titujve me skadencë dhjet vjecare po vazhdojnë rritjen e tyre prej tetë ditësh, prej frikës se kërkesa e Finlandës për një garanci ndaj borxhit do të influencoj paketën e dytë të ndihmave për Greqinë.
“Tregjet janë në dyshim nëse paketa e dytë e ndihmës për Greqinë do të aprovohet apo jo, nga shtetet anëtare.” – tha Marius Daheim, drejtues në Bayerische Landesbank në Mynih. “Nuk ka gjë tjetër që mund ta përkeqësoj situatën më tepër se c’gjendemi tani.”
Interesat e titujve 10 vjecar u rritën 45 pikë dhe shkuan në 18.34% në orën 4:33 p.m. në Londër, pasi arritën një vlerë prej 18,55%. Interesat e titujve 2 vjecar u rritën 184 pikë që i cuan interesat në 45.87%. Kostoja e titujve të garancisë të borxhit grekë u rrit 3 pikë nga 2,253 pikë, më e larta në më tepër se një muaj.
Ndërkohë Finlanda kërkon prej Greqisë garanci më të forta për borxhet e saj. Nëse marrëveshja Greqi-Finlandë nuk është e pranueshme për të tjerët, i përket shteteve anëtare të ndërtojnë një model që mund ta pranojnë të gjithë.
Premtimi i borxhit prej 365 miliard euro për Greqinë, Portugalinë dhe Irlandën, gjithashtu edhe 96 miliard euro tituj të blerë nga banka qendrore europiane, përvecse të rregullojë ekonominë e atyre vendeve duhet të parandalojë sulmet spekulative ndaj Spanjës dhe Italisë.
Banka qendrore europiane bleu tituj të shtetit Spanjoll dje, sipas tre personave që morën pjesë në transaksion, për të shkurtuar kostot e huamarrjes për Spanjën. BQE-ja ka blerë edhe tituj Italian, sipas personave që dëshiruan të ngelnin anonim duke qenë se transaksionet ishin konfidenciale.
Interesat e titujve 10 vjecar të Sapnjës ranë 2 pikë dhe shkuan në 4.99%, ndërkohë që ato 2 vjecar ranë 7 pikë dhe shkuan në 3.25%.
Iteresat 10 vjecar të Italisë ndryshuan pak dhe shkuan në 5.05%, ndërkohë që 2 vjecarët shtuan 2 pikë dhe shkuan në 3.36%. Qeveria planifikon të shesë 8.5 miliard euro tituj 6 mujor dhe 2 miliard euro në obligacione 2 vjecare.
BQE bleu titujt qeveritar gjatë tre javëve të fundit për të shmangur infektimin nga Greqia, Irlanda dhe Portugalia dhe të ulte nën 5% interesat e titujve 10 vjecar të Italisë dhe Spanjës.
Interesat e titujve 10 vjecar gjermanë ranë 2 pikë dhe shkuan në 2.19%, pasi ishin rritur në 2.28%, vlera më e lartë që prej 17 gushtit. Interesat 2 vjecar ranë 6 pikë dhe shkuan në 0.66%.
(a.h/BalkanWeb)