E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri turk Davutoglu viziton sot Kosovën

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu do të qëndrojë sot në Kosovë në kuadër të një turi disa- ditor në rajon.
 

Ministria e Jashtme turke njoftoi se gjatë qëndrimit në Kosovë, ministri Davutoglu do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe homologun Enver Hoxhaj.
 

Në qendër të takimeve, pritet të jetë mbështetja e Turqisë për njohjen e Kosovës nga vendet e Konferencës Islamike.
 

Gjatë vizitës dy ditore, ai do të marrë pjesë dhe në inagurimin e Qendrave turke të Kulturës në Prishtinë dhe Prizren. Më tej turi i ministrit turk vijon me Bosnje Hercegovinën, ku do të qëndrojë ditën e dielë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›