Gadafi mund të kërkojë azil në Serbi ose në Kroaci

Anëtarja e e Këshillit kalimtar kombëtar të Libisë Fatima Mahmud deklaroi për gazetën kroate "Veçernji list" se lideri shumëvjeçar libian Moamer Gadafi, sipas informacioneve më të reja "ende është në territorin e Libisë, por që e ka braktisur Tripolin".
"Kemi informacione se nëse kapet ose vritet, ai do të mund të kërkojë azil politik në pesë vende me të cilat deri më sot ka marrëdhënie të mira", tha ajo, duke theksuar se ato janë Çadi, Algjeria, Venezuela, Kroacia ose Serbia.
"Është e njohur se këto shtete, pushteti i tyre ose politikanë të fuqishëm, deri më sot kanë me të komunikim dhe e këshillojnë. Është e ditur se ai është në marrëdhënie shumë të mira me Serbinë dhe me ish-presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç, i cili i ka ofruar ndihmë në emër të miqësisë së madhe", tha Mahmud.
Ajo pohoi se në radhët e forcave të Gadafit ka pasur "shumë mercenarë dhe ekspertë ushtarakë nga vendet afrikane, por edhe nga rajoni i ish-Jugosllavisë, posaçërisht nga Serbia dhe Kroacia".
Fatmia Mahmud frikësohet nga lufta qytetare pas "rënies së Gadafit", për shkak se "midis kryengritësve ka shumë islamistë mbushur me ideologjinë e Al Kaedas dhe liderit të saj Osama bin Laden.