E Diel, 1 Nëntor 2026

Bursat europiane fundosen brenda 15 minutash

Mjaftojnë 15 minuta frikë për të fshirë të gjitha fitimet e një dite. E njëjta kohë i mjafton orakullit të Omahës, Warren Buffett, për të fituar 700 milion dollarë. Dy faqet e së njëjtës medalje. Nga një anë dobësia e tregjeve pre e thashethemeve, nga ana tjetër siguria e financierit të vjetër gati për të shfrytëzuar rastin e duhur. Për Buffett mjaftuan 5 miliard dollar investime në Bank of America për të rikthyer besimin në një titull në rënie të lirë sot, me të cilin fitoi më tepër se 10%.

Europës i mjaftoi vetëm që dikush të hapte zëra, më pas të përgënjeshtruara, të një ulje në klasifikim të Gjermanisë dhe një ndërprerje të shitjeve të zbuluara (Short selling) për të fundosur titujt e kuotuar. Me një rënie të thellë të Frankfurtit prej 4%, i cili ndali në -1.71%, Londra gjithashtu në negativ me -1.44% dhe Parisi me -0.65%. Pak më mirë Milano me -0.24%. Mbyllje negative pësoi edhe Wall Street me Doë Jones në -1.51%, Nasdaq në -1.95% dhe S&P500 në -1.56%.

Mëngjesi kishte filluar në shenjën e optimizmit. Tregjet ishin hapur me shenjën pozitive në pritje të komunikimit të numrit një të Federal rezerve, Ben Bernake, sot në Jackson Hole. As të dhënat mbi papunësinë nuk kishin arritur të ndërprisnin atmosferën pozitive që ishte krijuar: Javën e fundit kërkesat për asistencën e papunësisë në SHBA u rritën nga 412 mijë në 417 mijë, ndërkohë që analistët llogarisnin një rënie prej 3 mijë njësish.

Në orën 4 të pasdites vjen rënia, pas thashethemeve të një zgjerimi të ndërprerjes së shitjeve të zbuluara në Gjermani. Lajmi i përgënjeshtrimit nga ana e qeverisë gjermane vjen me vonesë për tregjet. Ndërprerja e shitjeve të zbuluara i përkiste vetëm atyre që nuk kishin asnjë aset ku të mbështeteshin dhe jo të gjitha shitjeve të zbuluara.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›