E Diel, 1 Nëntor 2026

Interesat nuk ulen edhe pas ofertes ne rritje te bankave

Interesat e bonove te thesarit, (letrave te me vlere te borxhit qeveritar) nuk jane ulur edhe pse bankat po ofrojne me shume likuiditete se sa kerkesa e qeverise. Bonot me afat maturimi 12-mujore u shiten ne ankandin e fundit me 9.2 per qind interes. Nderkohe qe shuma qe kishte kerkuar qeveria ishte 11 miliarde leke, ndersa oferta e bankave ishte 13.6 miliarde leke. Ne gjashtemujorin e pare te vitit, oferta e bankave ishte me e ulet se kerkesa e qeverise ne shume raste, cka solli edhe rritjen e normave te interesit te bonove, te cilat nuk po ulen edhe pse raportet ndermjet ofertes dhe kerkeses nuk kane ndryshuar. Por cfare pritet te ndodhe nga kjo rritje. Se pari, qeverise i duhet te paguaje me shume interesa kundrejt bankave dhe individeve, per parate qe u merr hua. Se dyti, Bankat do te ofrojne interesa me te larta per kredite, per shkak se kredia ne leke jepet duke pasur parasysh interesin 12-mujore te bonove te thesarit, duke i shtuar edhe nje perqindje shtese qe varion ne varesi te bankes. Bonot e thesarit dhe obligacionet jane instrumente borxhi, nepermjet te cilave, qeveria merr hua nga publiku dhe siguron te ardhurat e nevojshme per te financuar shpenzimet qe nuk i mbulon dot nga te ardhurat. Huamarrja nga publiku, ndryshe do te kuptohej si shitja e letrave me vlere te qeverise, publikut. Aktualisht, qeveria shqiptare emeton dy lloje letrash me vlere; bono thesari dhe obligacione. Bonot e thesarit tregtohen per periudha 3, 6 dhe 12-mujore, ndersa obligacionet kane periudha maturimi me te gjata 2, 3 dhe 5-vjecare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›