E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti ne KESH, kerkon furnizimin 24 ore me energji elektrike

Pas ndryshimeve radikale ne drejtimin e Korporates Elektroenergjitike, ministri Prifti ka kerkuar dje furnizimin e popullates 24 ore me drita, gjate prezantimit te drejtorit te ri te KESH-it, Muharrem Stojkut, para stafit. Gjate ceremonise se prezantimit, Prifti kerkoi angazhimin e tij per furnizimin me energji elektrike te popullates pa nderprerje. Ai kerkoi gjithashtu permiresime financiare te KESH-it, por edhe permiresime menaxheriale. Gjithashtu Prifti, siguroi kreun e ri te KESH-it per mbeshtetjen e tij ne realizimin e ketij objektivi. Pas doreheqjes se Gjergj Bojaxhiut, diten e shtune nga posti i kreut te KESH, Keshilli Mbikeqyres i KESH vendosi qe Stojku te jete kreu i ri i kesaj Korporate. Muharrem Stojku, me pare kryente funksionin e drejtorit te Divizionit te Prodhimit prane KESH-it. Para doreheqjes se ish drejtorit, Prifti kishte shkarkuar kater anetare te Keshillit te Mbikeqyrjes se Korporates, duke iu referuar per kete qellim nje raporti te Kontrollit te Larte te Shtetit, i cili ngarkonte me pergjegjesi mbikeqyrjen e meparshme te KESH dhe drejtuesit e Korporates. Por pavaresisht ketyre ndryshimeve, nen drejtimit e Bojaxhiut vendi eshte furnizuar pa nderprerje me drita dhe treguesit financiar te KESH jane permiresuar dukshem. Gjithashtu gjate kesaj periudhe eshte ndare nga KESH, sektori i shperndarjes se energjise OSSH-ja dhe eshte siguruar nje privatizimi i suksesshem i kesaj kompanie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›