KUCOVE/ Plackit banesen e fqinjit, pranga te miturit
Nje i mitur ka rene ne pranga te policise diten e djeshme pasi eshte identifikuar si autor i vjedhjes se nje banese ne qytetin e Kucoves. I ndaluari eshte 14-vjecari, S. B., qe akuzohet per plackitjen e baneses se Bashkim K., ne lagjen "11 Janari". Sipas policise, pronari i baneses denoncoi vjedhjen e nje shume prej 1400 eurosh dhe 17 mije lekeve te reja, akt qe e konstatoi oret e para te mengjesit. Menjehere pas marrjes se informacionit ekspertet e policise kane kryer hetimet ne vendin e ngjarjes. Pas marrjes ne pyetje te disa personave dhe gjurmeve te gishterinjve, u be e mundur te identifikohet i dyshuari, qe eshte futur ne banese nga dritarja. Sipas policise, ceshtja do te hetohet nga Prokuroria e Vlores, Sektorit i te Miturve, per shkak te moshes.