E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec/ Vuante nga zemra, gjendet i pajete ne rruge

I semure nga zemra, gjendet i vdekur anes rruges kombetare Korce-Qafe Thane. Burime te Policise se Pogradecit bene te ditur se mengjesin e djeshem eshte zbuluar i pajete 46- vjecari Enver Zeka, nga Guri i Kuq. Trupi eshte gjetur nga kalimtare te rastit. Policia ka kryer hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes se Zekes. Nga keqyrja qe iu be viktimes, nuk ka rezultuar te kete shenja te dhunes. Gjithashtu nga deklarimet e marra familjareve, Zeka prej disa kohesh vuante nga semundje kardiake, madje edhe merrte mjekime. Shkakun e vdekjes nga semundja kardiake e konfirmoi edhe mjeku ligjor.

D. Z.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›