Interesim i madh - Opinioni kroat mbi procesin kunder gjeneraleve

Gjykata shpalli qe Gotovina dhe Markaci ishin pjese e nje aksioni kriminel te udhehequr nga ish-presidenti Franjo Tugjman vetem gjenerali Ivan Cermak u shpall i pafajshem ne Hage. Por pjesa me e madhe e kroateve i sheh gjeneralet Gotovina Cermak dhe Markac si clirimtare dhe heronj. Ne sondazhet e fundit mbi 60 per qind e te anketuarve besonte ne pafajesine e tyre. Shumica prej tyre kane frike nga mundesia qe aksioni Oluja te shpallet si krim lufte. Ndersa organizatat joqeveritare jane te mendimit se ky proces duhet shikuar si nje hap drejt zbardhjes se krimeve ne hapesirat e ish-Jugosllavise.
Opinioni kroat i ndare mbi gjyqin ne Hage
Udheheqesja e qendres per perballjen me te kaluaren Dokumenta Vesna Tersheliq thote se opinioni kroat eshte i ndare rreth gjykimeve ne Hage por shumica i mbeshtet proceset kunder te akuzuarve per krime lufte. Keto te dhena ajo i bazon mbi sondazhet e zhvilluara qe nga viti 2006 kur me shume se 60 e kroateve e kane mbeshtetur organizimin e proceseve per krime lufte pa marre parasysh perkatesine kombetare. Por kur organizohen procese konkrete si ne rastin e tre gjeneraleve kroate apo gjykimin e Shlivancaninit per krimet ne Ovcare opinioni ndryshon mendimin.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Reagime ne Kroaci pas dhenies se denimit per Gotovinen
Tersheliq thote se procesi ne Hage kunder Gotovines dhe te tjereve ka zgjuar nje interesim te madh ne Kroaci. Ndonese sipas saj eshte e qarte qe gjate aksionit Oluja jane kryer krime ndaj civileve sepse eshte evidetuar vrasja e te pakten 600 civileve. Ajo shpreson se proceset kunder atyre qe kane bere krime do te vazhdojne edhe ne Kroaci.
Gjenerali Ante Gotovina ne opinionin kroat gezon mbeshtetje me te fuqishme se dy gjeneralet e tjere. Tersheliq e shpjegon kete me faktin se opinioni eshte njohur me krimet qe jane bere ne bashkite Knin Kistanje Ervenik dhe Donji Lapac nderkohe qe gjeneralet nuk kane bere asgje per evitimin e tyre.
Ne opinion eshte krijuar nje pershtypje qe gjenerali Gotovina eshte hero ndersa Cermaku dhe Markaci sipas te gjitha gjasave kane lidhje me krimet thote ajo. Gotovinen e mbeshtesin edhe mbrojtesit e Kroacise gjate luftes dhe familjet e tyre qe jane rreth gjysme milioni njerez. Nderkohe qe ne politizimin e proceseve ne Hage kane kontribuar edhe disa parti politike.
Shume pak njerez e kujtojne tani kohen e krimeve. Nga njera ane aksioni Oluja ka mundesuar clirimin e territoreve te okupuara kroate dhe kthimin e kroateve te debuar ne vitin 1991. Ne anen tjeter gjate ketij aksioni jane djeguar 22.000 shtepi dhe jane vrare shume civile. Nga Kroacia jane larguar mbi 150.000 serbe me ftesen e autoriteteve te atjeshme serbe apo nga frika shpjegon Tersheliq.
Bildunterschrift Gjeneral Gotovina dhe ermak ne Hage
Roli i mediave ne informimin e opinionit mbi procesin
Rolin e vet ne informimin e opinionit nuk e kane luajtur si duhet as mediat ne radhe te pare televizioni publik. Procesi i gjykimit nuk eshte percjellur rregullisht. Qytetaret nuk jane informuar si duhet per kete proces konstaton Tersheliq.
Ne anen tjeter nje nder mbrojtesit kryesor te tre gjeneraleve Zheljko Saciq i cili ka bere thirrje per protesta diten e shtune ne qender te Zagrebit akuzon qeverine kroate per nje politike tradhetare ndaj tribunalit te Hages. Ai pohon se mbi 70 per qind e kroateve jane te ketij mendimi
bdquoSecili kroat e di te verteten historike qe lufta clirimtare ka qene e imponuar ndersa aksionet si Oluja te domosdoshme. Ky aksion ka qene ne funksion te mbrojtjes se vendit kunder forcave okupatore nga Serbia Mali i Zi dhe ish-Armata Popullore e Jugosllavise si dhe nje pjese te kryengritesve serbe ne Kroaci pohon ai duke hedhur poshte pohimet per pastrime etnike te serbeve. Nese ne shpallin kriminele lufte do te thote qe Kroacia eshte ndertuar mbi krime shprehet me mllef Saciq sipas se cilit Oluja ka pasur per qellim evitimin ne Kroaci te nje skenari si ne Srebrenice te Bosnje-Hercegovines.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjenerali Mlladen Markac u denua me 18 vjet heqje lirie
Sipas tij reagime te tjera te opinionit kroat varen prej vendimit te tribunalit te Hages. Shpallja e aksionit Oluja si krim do te ishte fatale per shtetin kroat popullin ushtrine dhe mbrojtesit e vendit. Do te ishte ky nje sulm i rende ndaj sovranitetit dhe qytetareve te Kroacise te cilet ne menyre legjitime jane mbrojtur nga agresori serb pohon ai por duke mos perjashtuar mundesine e denimeve per pergjegjesine individuale te te akuzuarve per krime.
Autor Sinisha Bogdaniq/Bahri Cani
Redaktoi Lindita Arapi