Statistika dhe politike - merr fund regjistrimi i popullsise ne Mal te Zi

Ne Mal te Zi perfundoi regjistrimi i popullsise i pari ne shtetin e pavarur malazez. Edhe pse regjistrimi duhet trajtuar si ceshtje statistike subjekte te ndryshme politike vecanerisht ata serbe e trajtuan ate si ceshtje politike duke shprehur shqetesimin e tyre se pushteti mund te manipuloje me numrin e serbeve.
Eksperti i te drejtave dhe lirive te njeriut Sasha Zekoviq thote per Deutsche Welle-n se politizimi u shkaktua edhe per faktin qe mungoi kuadri pergjegjes. Shume pune rreth regjistrimit jane varur nga deshira dhe vullneti i partive politike perfaqesuesit e te cilave kane qene drejtpersedrejti te perfshire ne punet e komisioneve regjistruese.
Kontestim afatshkurter i komunitetit shqiptar
Subjektet politike shqiptare nuk treguan ndonje angazhim te vecante lidhur me regjistrimin pati momente kur shqiptaret qe jetojne ne Plave dhe Guci shprehen shqetesimin e tyre dhe drojen se enti statistikor i Malit te Zi Monstat mund te manipulonte me numrin e tyre dhe kerkesa qe ne regjistrim te perfshihet edhe diaspora shqiptare.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Igor Lluksiq majtas kryeministri i Malit te Zi kyc edhe subjektet politike ne perpunimin e materilave te regjistruara
Megjithate eksperti per ceshtjet politike ne Mal te Zi Muhamet Nika thote se regjistrimi ka rrjedhur normalisht. Ky proces u krye ne pajtim me metodologjine e Monstatit dhe kjo ne pajtim me Eurostatin - metodologjine qe perdor Evropa perendimore me normat nderkombetare dhe mendoj qe ne kete situate nuk ka probleme te medha qe jane shprehur nga regjistruesit ose nga popullata per mbarevajtjen e ketij procesi.
Asistence nga Eurostati
Sipas regjistrimit te vitit 2003 numri i shqiptareve ne kete republike ishte 47682 ne boten e jashtme nga Mali i Zi u regjistruan 52511 qytetare prej te cileve 3145 perqind ishin te kombesise shqiptare. Mali i Zi eshte i njohur si shtet shumekombesh shumekonfesional dhe shumegjuhesor. Rezultatet e regjistrimit pritet te deshmojne me hollesisht perberjen e popullsise ne Mal te Zi.
Nje gje eshte e njohur se ne perpunimin e materialit nga ana e Monstatit entit te statistikave do te jene te kycur ne cilesine e eksperteve dhe perfaqesuesit e subjekteve politike. Kjo eshte arritur ne nje takim me kryeministrin e Malit te Zi Igor Llukshiq. Me 15 Korrik do te shpallen rezultatet nga regjistrimi qe kane te bejne me kombesine fene dhe gjuhen. Ne procesin e regjistrimit ne Mal te Zi ndihmese ka dhene dhe zyra Evropiane per statistike Eurostat.
Autor Vera Katana
Redaktoi Lindita Arapi