Interesim i madh për Silvan

Mesfushori i Valencias, David Silva kërkohet nga klube të mëdha evropiane, ka njoftuar menaxheri i tij, Amadeo Rengel.
23 vjeçari më parë spekulohej se kishte marrë oferta nga disa klube angleze gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo Valencia refuzoi ta shesë.
Por, Real Madrid dhe Barcelona po ashtu janë të interesuara për transferimin e reprezentuesit spanjoll.
“Silva është i përqendruar të luajë mirë dhe të paraqitet në Kampionatin botëror, por nuk e mohoj se klube të mëdha janë të interesuara për të”, tha Rengel.