Interesimi, Arsenali kërkon të marrë Lorik Canën
Arsenali është hedhur sërish në sulm për të marrë shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
Kjo i jep një shpjegim logjik edhe deklaratave të pak ditëve më parë të futbollistit, ku dukej qartë se po bëhet gati t'i japë lamtumirën skuadrës së Marsejës. Sipas të përditshmes angleze "Daily Mail", klubi londinez ka hyrë në bisedime me drejtuesit e Marsejës, por edhe me vetë futbollistin, për të realizuar blerjen e 25-vjeçarit kuqezi. Trajneri Arsen Venger e pëlqen shumë mesfushorin dhe është i bindur se ai mund të zëvendësojë më së miri Matjë Flamini, i cili u transferua në fund të sezonit te Milani me parametra zero. Klubi i Marsejës pretendon një shumë prej 15 milionë eurosh për kartonin e Lorik Canës, por "topçinjtë" shpresojnë që t'i sigurojnë shërbimet e shqiptarit për gjysmën e parave që kërkojnë francezët. Kapiteni i Marsejës vëzhgohet prej shumë kohësh nga Arsenali, madje disa vite më parë ishte tekniku Venger ai që i kërkoi futbollistit të testohej te skuadra e Arsenalit, por kjo nuk u bë e mundur sepse Cana nuk mundi të udhëtonte drejt Anglisë asokohe, për shkak të problemeve me dokumentet. Edhe Reali i Madridit shfaqi pak kohë më parë interes për yllin e përfaqësueses shqiptare, por tratativat nuk patën ndonjë përfundim konkret.