Çelo: S’kemi akoma faturë për të gjithë ish-pronarët
Agjencia e Kthimit të Pronave nuk ka një faturë financiare totale për kompensimin e ish-pronarëve.
bledar hoti
Fatura e deklaruar muaj më parë prej 4 miliardë dollarësh, sipas nëndrejtorit Genci Çelo nuk qëndron, pasi nuk ka të dhëna të sakta për shpronësimet e realizuara deri më tani. Në intervistën e tij, Çelo thekson se Agjencia po punon për rishikimin e vlerave të tokës dhe janë në pritje të qeverisë për nxjerrjen e vendimit të kompensimit financiar të ish-pronarëve për vitin 2008.
Zoti Çelo, a po rishikon AKKP-ja vlerat e tokës, kur ka një qëndrim të qeverisë për rivlerësim të metodikës?
Shifrat i kemi nxjerrë sipas rezultateve që kemi bërë ne si AKKP. Por pasi u hodhën shifrat, dolën rezultatet dhe doli ajo hartë tokë, natyrisht gjithsecili ka bërë llogaritë, ka bërë verifikimet dhe krahasimet e tjera me radhë, ku për disa gjëra që të gjithë e dimë se nuk kanë qenë të sakta. Nuk janë vlerat e tregut ato që duhet të jenë, vlera që kanë dalë nga llogaritjet. Faktikisht po mundohemi që të përafrohemi me vlerat e tregut, një pjesë e mirë e tyre dalin te vlera e tregut, plus-minus. Ka disa zona, fshatra që dalin me diferenca në vlerat e tokës, dikush më shumë dhe dikush më pak. Çmimet po rishikohet me të gjitha dikasteret e tjerë.
Tendenca është që të ketë një rritje nga ana e juaj si AKKP, në krahasim me vlerat e tregut?
Nuk mund të thuhet se ka rritje, sepse në disa zona mund të ketë ngritje e në disa zona të tjera mund të ketë ulje. Krahasimi që bëri Kryeministri ishte zona e Tiranës, fshatrat e Tiranës me fshatrat e Kukësit. Derisa ka një diferencë të tillë, atëherë që në Kukës do të ulet, dhe këtu në Tiranë do të rritet. Problemi është që t’i përafrohemi vlerave të tregut.
Po për kompensimin financiar kur mund të realizohet. Keni ndonjë skemë që do të aplikoni?
Nuk e kemi ne në dorë që e përcaktojmë, presim nga Qeveria. Skema e shpërndarjes janë që parvjet, për formën se si do të realizohen. Sivjet dihet që do të përfshihet në të gjithë territorin shpërndarja e fondit të kompensimit, fondi që do të shpërndahet në buxhet dhe e treta përzgjedhja e subjekteve që do të përfitojnë kompensimin, që natyrisht janë ato kriteret, dhe e katërta që është e fundit është afati, se kur duhet të fillojë grumbullimi i kërkesës.
Shpërndarja e fondit më shumë do të shkojë në Tiranë apo dhe në rrethet e tjera?
Jo mendoj se do të shpërndahet në të gjithë territorin. Në 2005 u shpërndanë në Tiranë, më pas në Tiranë dhe në Rrethin e Kavajës. Në vitin 2007 u përcaktuan dhe në qytetet e tjera Korça, Vlora etj. Në këtë proces nuk do të ketë përparësi. E vetmja përparësi, fiton subjekti që është në krye të listës, sipas vendimit të parë të marrë.
Për procesin e kompensimit financiar. Ata që janë listuar në 2007 dhe s’kanë fituar. Sipas kësaj, atëherë do të fitojnë të tjerët sipas radhës që kanë mbetur jashtë vitit 2007?
Sigurisht, lista vazhdon se ikin ata të fillimit dhe shtyhet kufiri i pranimit. Por jo gjithmonë personat që kanë paraqitur kërkesat mund të quhet i mbyllur ai proces. Mund të ketë persona që s’kanë paraqitur kërkesa p.sh., ka qenë një pronar që ka pasur 5 000 metër katrorë dhe nuk dëshiron të kompensohet për 200 m2, ose mund të kenë qenë jashtë shtetit, ose nuk kanë pasur prokurën e posaçme. Kur të hapet procesi do të rishikohen kërkesat që do të na vijnë në zyrën tonë.
Ndërkohë që ka pasur dikur nga AKKP-ja një shifër totale që duhet të realizohet për kompensimin financiar. Sa qëndron kjo shifër prej 4 miliardë dollarësh amerikanë?
Kam dëgjuar se është botuar një shifër, por unë nuk e di se si është përllogaritur, sepse ajo duhet të realizohet mbi bazën e shpërndarjes së të gjithë sipërfaqes që janë kompensim. Natyrisht deri tashti unë nuk kamë parë që të ketë një hartë për këtë problem. Ne kemi kërkuar që të punohet dhe të krijohet harta e pronave të shpronësuara dhe kur të krijohet ajo hartë, mbi bazën e saj ne mund të themi se ku ndodhen ato prona dhe se sa është ai fond. Pra, pa pasur hartën nuk mund të thuhet se është ky fond. Në vlera mesatare, besoj se kështu është llogaritur një vlerë që mund ta përdorësh.
Po përsa i përket çështjes së kompensimit fizik të ish- pronarëve. Si po vazhdon ky proces nga ana e AKKP-së?
Ka dalë vendimi i KM-së për tokat bujqësore përsa i përket kompensimit. Ka dy vendime të KM-së, njëri që përcakton tokat bujqësore dhe i dyti për pyjet. Natyrisht nga zyrat tona rajonale po bëhet verifikimi i atyre pronave, të sipërfaqes së tokës bujqësore, që na është vënë në dispozicion për t’i parë nëse ka ose jo apo janë pretendime nga subjektet e shpronësuara. Për t’i parë a janë ose jo të lira, sepse mund të jenë ngastra që s’kanë mbivendosje, pra s’ka konflikte pronësie dhe nëse janë të regjistruara ose jo në ZRPP-të.
afati
Kompensimi financiar i ish-pronarëve për 2008 duhet të realizohet brenda dhjetorit të këtij viti. Nëse nuk realizohen, atëherë fondet mund të digjen. Në çdo vit qeveria jep rreth 6 milionë dollarë për kompensimin e ish-pronarëve. Ndërsa i gjithë ky proces duhet të përfundojë sipas ligjit, brenda vitit 2014. Fatura paraprake edhe pse tashmë e rrëzuar është 4 miliardë dollarë amerikanë. Nëse kjo është një shifër e përafërt, i bie që procesi i kompensimit të zgjasë përtej vitit 2014.
Alibali: Në shtator amendojmë ligjin e ndryshuar të pronave
Partia Republikane pritet të paraqesë në fillim të muajit shtator amendamente të tjera për ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga ana e nënkryetarit të PR-së, Neritan Alibali. Në një prononcim për mediat Alibali deklaroi se, synohet përcaktimi i qartë i procedurave për kompensimin financiar të ish-pronarëve. Për PR-në procesi i kompensimit financiar të ish-pronarëve po has pengesa për shkak të mospërcaktimit të qartë në ligjin “Për pronat”. Alibali deklaroi gjithashtu se një vëmendje të madhe duhet t’i kushtohet edhe procesit të kompensimit fizik, pasi një pjesë e ish-pronarëve nuk preferojnë kompensimin financiar. Për këtë ai sugjeron, që në ankandin e shitjes së pronave publike të përfshihen edhe ish-pronarët, sipas ligjeve në fuqi. Alibali thekson në të njëjtën kohë se “republikanët nuk kanë hequr dorë nga shfuqizimi i ligjit famëkeq 7501 “Për tokën”, por do të gjejnë mekanizma të tilla ligjore që të “bllokojnë” zbatimin e tij, pa marrë vendimin ekstrem nga ana e Parlamentit.
Çmimet, pronarët kërcënojnë legalizimet
Ish-pronarët kërcënojnë me bllokim të procesit të legalizimit, nëse nuk realizohet rishikimi i çmimit nga Agjencia e Kthimit të Pronave.
BLEDAR HOTI
Ky kërcënim erdhi dje nga sekretari i Përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Agim Toro. Në një prononcim për mediat, Toro ka bërë të ditur se Agjencia duhet të rishikojë vlerat e tokës, pasi ato janë skandaloze. “Ka përfunduar paraprakisht korrigjimi i vlerës së tokës për zonat që janë në proces legalizimi, në mënyrë që këto para të pranohen nga pronarët. Ne na rezulton se çmimi i tokës i Bathores është 15 herë më i ulët sesa çmimi Kodër-Kamëz apo i Bregut të Lumit ku nuk janë më shumë se 10 metra larg njëri-tjetrit. Një absurditet që duhet ndryshuar, i konstatuar edhe nga qeveria, domosdoshmërisht duhet ndryshuar. Në të kundërt të gjithë pronarët do të shkojnë në dyert e gjykatave dhe legalizimi i tyre do të shtyhet për në kalendat greke”, deklaroi Toro. Sipas tij, vendimi për të pranuar një kompensimin financiar, vlerën e ofruar i takon një ish-pronari individualisht që cenohet nga kjo pronë, nëse ata nuk e pranojnë, legalizimi nuk mund të pranohet (realizohet). Toro deklaron se Agjencia e Kthimit të Pronave duhet të realizojë rishikimin e hartës së vlerës së tokës, duke u deklaruar se mbështet qëndrimin e Kryeministrit për rishikimin e vlerave, sipas tregut. “Ne jemi shprehur se kompensimi për ish-pronarët ka një faturë prej 30 miliardë eurosh. Ndryshimi i metodikës bëhet për t’i bërë bisht problemit. Mendoj se nuk është problemi te metodika, por te mënyra e llogaritjes, pasi dokumenti i miratuar nga ana e Kuvendit dhe e hartuar nga ana e Agjencisë së Pronave qëndron”, theksoi Toro. Një tjetër çështje që ngriti sekretari i përgjithshëm i shoqatës është edhe shkelja e afatit 1 gusht, ku Qeveria duhet të realizonte listën e ish-pronarëve që duhet të legalizoheshin. “Afati 1 gusht, mendoj se është e pamundur që kjo listë të dalë tani në kushtet kur jemi akoma pa përfunduar procedurën e kthimit dhe kompensimit të pronave nga Agjencia e Kthimit të Pronave e Qarkut të Tiranës”, deklaroi Toro. Sipas ligjit të Legalizimin do të kompensohen vetëm ata që kanë titujt pronësie, ndërsa ata që janë në proces njohje të pronës do të kompensohen nga AKKP-ja.
Memia: Legalizimi, gati emrat e 128 pronarëve
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit, Integrimit të Zonave Informale ka në listën e saj 128 ish-pronarë, që duhet të kompensohen financiarisht për shkak të legalizimit të zonave informale. Kreu i kësaj agjencie, Shaban Memia bëri të ditur shifrën e ish-pronarëve, që duhet kompensohen për shkak të procesit të legalizimit të banesave informale. Në një prononcim për mediat, Memia ka bërë të ditur “brenda muajit gusht paraqitet lista e ish-pronarëve që do të kompensohen nga qeveria”. “Fusim në procedura për miratim nga Këshilli i Ministrave një numër shumë të madh zonash dhe territoresh me pronar konkret që kompensohen”, deklaroi Memia. Ai thekson se ka biseduar me ish-pronarët për këto zona, që duhet të legalizohen. “Në 12 zona që kemi në proces legalizimi rezulton se janë 128 ish-pronarë. Ata janë shumë të interesuar dhe të kënaqur me zgjidhjet që po realizohen sipas procesit. Ne po komunikojmë për një territor që e kemi në proces azhurnimi, ne marrim kontakt drejtpërdrejt nga ish-pronarët, sepse kemi edhe informacion edhe nga ZRRP-të, marrin hartën dhe titujt e pronësisë”, deklaroi Memia. Kreu i këtij institucioni ka bërë publike edhe zonat e para, që do të legalizohen dhe do të kompensohen ish-pronarët. “Kemi territore me pronarë konkretë, që kompensohen si në Bathore, Laprakë, Allias, Kodra e Priftit, në Paskuqan, Vlorë e Durrës”, deklaroi Memia. Për zonën e Durrësit, shteti ndjehet më i favorizuar, pasi zona e ish-Kënetës është tokë shtetërore, ndërsa kompensimi financiar pritet të realizohet për zonat e tjera të këtij qyteti siç është edhe ajo e Shkozetit. “Ne kemi kaluar dy akte ligjore në qeveri. Paketën financiare të procesit, e cila normon grumbullimin, administrimin dhe përdorimin e tyre në zbatim të ligjit, dhe një akt tjetër, i cili ka të bëjë me organizimin dhe funksionimin e agjencisë. Tani ka ndryshuar statusi i ALUIZNI-t. Në këtë kontekst ne kemi bërë të gjitha përmirësimet dhe hapim tani rreth 30 zyra rajonale lokale, përveç administratës që kemi në të gjitha qarqet. Po kështu kemi rekrutuar deri tani rreth 200 ekspertë dhe do të rekrutojmë edhe 200 të tjerë”, ka deklaruar Memia dy ditë më parë.