Besnik Hasi: Shqipërisë i mungojnë liderët
Anderlehti ka festuar 100-vjetorin e themelimit të tij si klub pak javë më parë dhe i ftuar ka qenë edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han, i cili ka drejtuar në të kaluarën këtë skuadër.
Jetmir Halilaj
Aktualisht te klubi më i njohur belg punon si zv/trajner ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Besnik Hasi. Gjakovari nuk ka mundur të takohet me teknikun e kuqezinjve, megjithatë ai saktëson se i ndjek me vëmendje zhvillimet në futbollin shqiptar dhe atë kosovar. 36-vjeçari Hasi, në një intervistë për "Panorama Sport" ka komentuar gjendjen aktuale të ekipit kuqezi, si dhe ecurinë e skuadrave shqiptare në arenën evropiane.
Si po ecën karriera juaj si trajner?
Shkëlqyeshëm. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh si Anderlehti dhe përpiqem që çdo ditë të mësoj sa më shumë. Kjo është një mundësi e artë për mua, të cilën dua ta shfrytëzoj maksimalisht.
A ju mungon fusha e futbollit?
Po, shumë. Në fillim e kisha problem kur shikoja lojtarët që stërviteshin apo luanin, mezi përmbahesha, sepse kisha shumë dëshirë që edhe unë të hyja në fushë e të luaja. Megjithatë tani jam më i përqendruar në detyrën e re dhe shpresoj që të mësoj sa më shumë, sepse këtu vërtet mund të formohesh si trajner. Shembulli më i mirë është trajneri aktual i Cercle Bryzh, Glen de Bëk, me të cilin jo vetëm që punova vitin e kaluar te Crecle, por e kam pasur edhe shok skuadre kur luaja tek Anderlehti. Ai punoi për gati dy vjet si zv/trajner te Anderlehti, para se të merrte drejtimin e Cercles dhe tani cilësohet si një ndër trajnerët e talentuar. Shpresoj që edhe unë të kem një ecuri të tillë në të ardhmen.
Juve jeni zv/trajner i Anderlehtit, Igli Tare drejtor teknik i Lacios, Strakosha zv/trajner i Apoel Nikosias. Lojtarë të një brezi që, edhe pasi i 'varët këpucët në gozhdë', vazhdoni të jeni të suksesshëm në botën e futbollit...
Është e vërtetë. Unë mendoj se kjo ndodh për faktin se një pjesë e mirë e lojtarëve të këtij brezi kishin karakter lideri, pra në një farë mënyre ishin edhe drejtues në fushë. Igli ishte shumë i aftë në mënyrën e komunikimit dhe të menaxhimit të situatave, Strakosha gjithashtu një futbollist tepër autoritar. Megjithatë, ka pasur edhe lojtarë të tjerë që kishin karakter lideri, por unë mendoj se ky është një element që i mungon përfaqësueses kuqezi aktualisht.
Doni të thoni se Shqipërisë i mungojnë liderët?
Deri diku po. Kurrsesi nuk mund të them se skuadra tani nuk ka lojtarë me personalitet, por pjesa më e madhe e tyre ende nuk kanë arritur pjekurinë për të qenë liderë. Lojtar me karakter udhëheqësi momentalisht është Lorik Cana, i cili jo vetëm që gëzon një popullaritet të madh, por është edhe një futbollist i shkëlqyer që e shfaq autoritetin e tij edhe në fushën e lojës, apo edhe në ambiente të tjera të grupit. Ka edhe të rinj të tjerë, të cilët pas pak kohësh jam i bindur se do të arrijnë maturinë e duhur dhe do të jenë vërtetë udhëheqës në fushë dhe jashtë saj.
Skela, Bogdani...si ju duken?
Oh, mos më keqkuptoni. Ata janë pa diskutim futbollistë të shkëlqyer, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh. Askush nuk mund t'i vërë në dyshim cilësitë e Skelës, Bogdanit, Berishës, Hykës apo të ndonjë futbollisti tjetër. Jo më kot Ervini aktualisht është një ndër lojtarët më në zë të Bundesligës.