E "rrahën" policët, lirohet adoleshenti
TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi dje të lironte nga qelia 18-vjeçarin Durim Samara, me origjinë nga Kukësi dhe banues në Domje, Tiranë i akuzuar për kundërshtim të forcave të policisë.
Shkak për lirimin e tij nga qelia ishte kërkesa e përfaqësuesit të Prokurorisë për vendosjen e masës së sigurisë pasi i komunikoi akuzën e "kundërshtimit të forcave të policisë", ndërsa më parë, në momentin e arrestimit, ndaj tij ishin ngritur edhe akuzat: "kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", "kundërshtim të punonjësve të Policisë së Rendit Publik", "goditjes për shkak të detyrës" dhe "mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit". Por të gjitha këto akuza i ishin hequr adoleshentit, që në momentin që dokumentet kishin kaluar nga policia në Prokurori. Prokurori i çështjes që ka marrë në pyetje adoleshentin kishte vërejtur se, ai ishte dhunuar prej policëve dhe këta për të mos pasur probleme me ligjet kanë denoncuar të miturin. Madje, burime nga procesi pohojnë se i mituri dallohej qartë që ishte dhunuar prej policëve. Sipas vendimit të djeshëm i mituri do të hetohet në gjendje të lirë. fa.ma.