Interi Leonardo e nis me fitore

Kampionët italianë të rikthyer në Serinë A pas suksesit në kupën e botës për klube, kaluan mjaft shpejt në avantazh. Në minutën e 3-të, Tiago Mota me një goditeje fluturimthi brenda zonës gjen rrjetën e napolitanëve.
Miqtë kundërpërgjigjen me anë të Paciencës në minutën e 25 që barazpëshon rezultatin deri në minutën e 37 kur Kambiaso shfrytëzon një top të marrë nga Maikon dhe kalon Interin sërish në avantazh. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për vendasit.
10 minuta nga nisja e pjesës së dytë Tiago Mota shënon sërish, këtë herë një supergol me kokë që vulos fatet e këtij takimi. Interi fiton dhe ngjitet në kuotën e 26 pikëve, 13 pikë më pak se Milani kryesues por me 2 ndeshje më tepër për të luajtur. Ndërkohë që Napoli mbetet në vendin e tretë me 33 pikë.