E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma, fitore në fundKatania akuzon gjyqtarët

ROME- Roma ka marrë një fitore tepër të vuajtur dhe shumë të rëndësishme në fushën e saj përballë Katanias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Serisë A.

Megjithëse e nisën në avantazh falë golit të Borrielos, verdhekuqtë pësuan dy gola në fundin e pjesës së parë. Në fillimin e të dytës Borrielo barazoi shifrat, ndërsa dy golat e fitores u realizuan në minutat e fundit nga Mirko Vuçiniç.

Takimi përfundoi 4-2, por goli i avantazhit i verdhekuqve u shënua në një pozicion të dukshëm jashtë loje. Kjo bëri që pas ndeshjes, presidenti i Katanias Pulvirenti të akuzonte ashpër gjyqtarët.

“Në golin e dytë të Romës topi kishte dalë, ndërsa i treti ishte jashtë loje. E di që do të skualifikohem, por dua të them se arbitri në ndeshjen e sotme shënoi një dopietë”, tha kreu i klubit siçilian.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›