E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi arrin gjysmefinalen, gati sfida me Barcelonen

Ne nje fushe sintetike te CSKA-se, Interi eshte kualifikuar me lehtesi per ne gjysmefinale te "Champions". Zikalterit e Hoze Murinjos nuk e vune ne diskutim fitoren ndaj ruseve te CSKA-se, madje e siguruan ate shume shpejt, fale aftesive te mesfushorit holandez Uesli Shnajder, i cili ishte rikthyer pak momente para takimit ne formacionin baze, per t'i paraprire ketij takimi vendimtar. Dyshimet e ndonje eliminimi te mundshem te Interit kane marre fund per tifozet zikalter, vetem pas pese minutave loje. Uesli Shnajder kaloi zikalterit ne avantazh, pas nje goditje denimi, te cilet e shnderroi ne gol. Nga nje largesi prej 20 metra, holandezi i ndihmuar edhe nga nje devijim i topit prej mbrojtjes se CSKA-se, realizoi golin e pare. Ruset, pas pesimit te ketij goli, duhet te shenoni tre gola te tjere ne porten e Innterit, per te realizuar endrren e tyre, te kualifikimit. Loja e ekipit rus eshte bazuar te aftesite e lojtareve me te mire ne fushe, serbit Milos Krajsic dhe Evgjeni Aldoninit. Ne mbeshtetje edhe te tifozeve, ruset krijuan dy raste per shenim ne pjesen e pare te ndeshjes. Shenikov dhe me tej Dxagoev nuk arriten dot qe te shenonin ne porten e Interit. Por ne fund te pjeses se pare ishte serish Shnajder ai qe pati rastin me te mire per te shenuar ne porten e CSKA-se. Murinjo nuk ndryshon asgje me fillimin e pjeses se dyte dhe per bere me te lehte kualifikimin e ekipit italian mendoi lojtari Odiah, i cili u ndeshkua me karton te kuq, pas pese minutave loje ne fillim te pjeses se dyte. Mbrojtesi nderhyri brutalisht me take ndaj sulmuesit zikalter, Eto dhe gjyqtari nuk nguroi per ta larguar ate nga fusha e lojes. Ne inferioritet numerik, skuadra ruse e pati te pamundur te krijonte raste dhe nga ana tjeter Interi, duke qene se e kishte siguruar kualifikimin uli ritmin e lojes. Ne minutat e mbetura loja ishte nje formalitet per te dyja ekipet. Hoze Murinjo i gezohet keshtu ne fund te ndeshjes, gjysmefinales se radhes, te "Champions". Portugezi ka arritur qe te shenoje nje sukses personal ne karrieren e tij, duke qene se i ka kualifikuar ne gjysmefinale te gjitha ekipet qe ka drejtuar deri tani. Interi arrin gjysmefinalen dhe pas ndeshjes me ruset ishte ne pritje te fitores se Barcelones. Katalanasit u perballem pak momente me pas me ekipin e Arsenalit. Ne gjysmefinalen tjeter do te ndeshet fituesi i ciftit Bordo- Lion dhe Mancester Junajtid - Bajern i Mynihut.

Liga e Kampioneve
Dje
CSKA - Inter 0-1 (1-0)
Shnajder '6
Barcelona - Arsenal ? (2-2)

Sot
M Junajtid- B Mynih (1-2)
Bordo-Lion (1-2)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›