E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pertej Teutes, Martini sheh suksesin

Trajneri i Vllaznise, Edi Martini eshte shprehur i bindur se pas ndeshjes se stome ekipi i drejtuar prej tij do te nise te mendoje per finalen e Kupes se Shqiperise. Pas kater fitoreve radhazi ne kampionat, Vllaznia do te perfitoje edhe nga nje moment jo i mire i kundershtarit, Teutes, per te permbysur rezultatin e ndeshjes se pare, 1-0. Martini u shpreh se perballe Teutes do te jete e veshtire fitorja, por nisur nga deshira e madhe e lojtareve dhe tifozeve per te arritur finalen, sot me shume se kurre kerkohet fitorja e Vllaznise. Pas dy sezoneve, Vllaznia synon qe te luaje ne finalen e Kupes se Shqiperise. Kuqeblute i kane te gjitha shanset per te marre serish pjese ne Evropa Lige, ne rast se do te sigurojne nje bilete per ne finale. Ne rast se Besa kualifikohet dhe shkon ne finale, fituesi i ndeshjes, Vllaznia-Teuta, do te kete te sigurte pjesemarrjen ne Evrope, edhe ne rast se nuk do te fitoje trofeun ne muajin Maj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›