Interi blen Nagatomon

Nga Express më 08 qershor 2011 në ora 21:20
Sipas mediaeve japoneze, Inter ka kompletuar transferimin e Yuto Nagatomos nga Cesena për 8.5 milionë euro.
Reprezentuesi japonez ka qenë i huazuar te Nerazzurrët në gjashtë muajt e fundit dhe sipas Sankei Sports, ai do të mbetet në Giuseppe Meazza.
Inter do të paguan 6.5 milionë euro për mbrojtësin e majtë ndërsa si pjesë e marrëveshjes një ose dy futbollistë junior do të kalojnë në Cesena. 25 vjeçari thuhet se do të përfiton 2 milionë euro në sezon me gjigantin milanez.
“Marrëveshja ishte pothuajse e arritur në janar. Tani mungojnë vetëm nënshkrimet”, tha drejtori sportiv i Cesenas Lorenzo Minotti.