Gjermania nuk ndalet. Fitorja e shtate rradhazi

Gjermania vazhdon ecurinë e saj rekord në fushatën eliminatore të Euro 2012, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi në ndeshjet e luajtura në Grupin A. Skuadra e drejuar nga Joachim Lev mundi 3-1 Azerbajxhanin, duke kryesuar me 21 pikë të plota tabelën e renditjes, ndërsa në sfidat e mbetura i duhet vetëm një pikë për të siguruar matematikisht biletën për në finalet e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian.
Kombëtarja gjermane do siguronte fitoren me dy gola që në pjesën e parë. Mesfushori i Realit të Madridit, Mesut Ozil do të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 30-të, ndërsa sulmuesi i Bajrnit të Mynihut Mario Gomez do të dyfishonte rezultatin për skuadrën e tij katër minuta nga fundi i pjesës së parë. Vendasit do ta kishin shumë të vështirë të reagonin përballë formacionit të Lëv, megjithëse do të ngushtonin shifrat në minutën e fundit të kohës së rregullt me Husenov.
Gjithsesi, shpresat e Azerbajxhanit të drejtuar nga trajneri i njohur Berti Vogs për të dalë me pikë nga kjo sfidë do të shuheshin në minutën e 93-të. Gjermania do të vuloste fitoren me golin e tretë të talentit Andre Schurrle, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kluliafikimit për në finalet e Euro 2012.
Nertan Prifti