Bosnja shuan shpresat. Shqiperia largohet nga kualifikimi

Një Shqipëri e shëmtuar del e mundur nga Zenica përballë Bosnje Hercegovinës, duke reduktuar në minimum shanset kualifikim, për të mos thënë se tashmë misioni është i pamundur. 2-0 dorëzohen kuqezinjtë e Josif Kuzhe në Bosnje, me një ndeshje që nuk la asnjë diskutim për meritën e skuadrës së Susic për fitoren e rëndësishme.
Në fakt në pjesën e parë, kuqezinjtë kanë mundur të ruajnë ekuilibrat, duke u treguar disa herë edhe të rrezikshëm.
i Salihit është rasti i parë, për shënim, ndërkohë që vendasit vetëm përmes inkursioneve individuale arrijnë të vënë në vështirësi Shqipërinë. Edhe Pjanic lëviz mirë në të 13, ndërkohë që përgjigja vjen edhe një herë me Salihin, që nuk gjen kuadratin katër minuta më pas. Bie kondicioni i veteranëve të mesfushës kuqezi, rritet presioni i Bosnjes, ndërsa bëhet e vështirë tashmë ngacmimi i portës së Azagic.
Gjithsesi aktivizimi i Duros për Bogdanin me rifillimin e lojës, për t’i dhënë freski mesfushës, repartit ku kombëtarja vuante më shumë kualitetin boshnjak nuk dha frytet e duhura. Në minutën e 57, Ujkani shpëton rezultatin, me një ndërhyrje efikase. Por 10 minuta më pas vjen ndëshkimi, rrjedhojë e një loje pa ide dhe e frikësuar. Medunjanin i mbajtur në lojë nga një rreshtim i gabuar i Vangjelit, shënon i vetëm përballë Ujkanit, golin që i hap rrugë fitores së Bosnjes.
Pa forcë dhe me mungesë karakteri, kuqezinjtë dorëzohen. Lila lë skuadrën me 10 lojtarë 5 minutat e fundit, duke u ndëshkuar me kartonin e kuq, ndërsa në minutën e 90, Maletic shënon edhe golin e dytë për Bosnjen.
Tani është Shqipëria në vendin e parafundit, me 8 pikë, e kaluar pikërisht nga Bosnja me dy pikë më shumë. Endërra kualifikim duhet të mbetet përsëri në sirtar, sepse fantazmat e së kaluarës rishfaqen edhe sërisht, sa herë presioni për një arritje të madhe mbi fanellat kuqezi të përfaqësueses sonë.
Eno Skarço