E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krerë shtetesh urojnë Topin për Festën e Flamurit

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun në mesazhin e  tij thotë se në kuadër të sfidave globale, Kombet e Bashkuara duhen tani më tepër se kurrë.

 "Puna jonë është kyçe në shumë fusha me interes të ndërsjelltë, nga paqeruajtja e deri tek ruajtja e të drejtave të njeriut dhe ndërtimi i një bote më të begatë, më të barabartë dhe më të qëndrueshme për të gjithë. Ndërsa ndjekim këtë mision, na jep zemër fakti se Kombet e Bashkuara mund të mbështeten në kontributet, përkushtimin dhe mbështetjen e Shqipërisë", citohet mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Urimet më të mira e të përzemërta për zhvillim e prosperitet, mirëqenie e stabilitet të popullit shqiptar, Presidenti i Republikës ka marrë dhe nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiç, nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, George Ivanov, nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Tyrk, Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, Presidenti i Polonisë Lech Kazinski, etj

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›