E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetet ende mister emri i trajnerit të ri të Dinamos

Tiranë - Emri i trajnerit të ri të Dinamos mbetet ende mister. Deri dje drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë nuk kanë bërë publik asnjë emër. Më i përfoluri në opinionin sportiv është ai i Shkelqim Muçës. Muça aktualisht nuk është i angazhuar me asnjëklub, që pas largimit nga posti i sekretarit të SK Tiranës. Për momentin ai është opinionist në emisionin “Proçesi Sportiv” në Top Channel.

Emër tjetër i lakuar është ai i trajnerit të saposhkarkuar nga Elbasani, Mirel Josës. Josa deri dje ka mohuar çdo lloj kontakti me drejtuesit e Dinamos, por nga ana tjetër është shprehur se do ta mirëpriste çdo lloj oferta nga ana e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›