Interi do të ndryshojë sulmin
Tashmë është bërë e ditur për të gjithë se pas shitjes në formë huazimi të Quaresmas te Chelsea është një project shumë I qartë për të sjellë Didier Drogba te Interi në sezonin e ardhshëm.Por sulmuesi nga Bregu I Fildishtë mund të mos jetë përforcimi i vetëm në repartin e avancuar të paktën nga inform,acionet që vijnë nga rruga Durini.Hoze Murinjo ka në fakt në mend që të rinovojë artilerinë e tij me përjashtim të suedezit Ibrahimovic.Në fund të sezonit Crespo do të jetë I lirë që të shkojë në një klub tjetër.I njëjti fat edhe për argjentinasin tjetër Hulio Kruz ndërkohë që luzitani ka ende dyshime të mëdha në lidhje me qëndrimin e Adrianos dhe Ballotellit.Në se në qershor do të realizohej me të vërtetë ky skenar i planifikuar duhet thënë se Morati do të bëjë investime të mëdha për të plotësuar boshllëqet në sulmin zikaltër.Investime që do të përqëndrohen të gjitha te Sergio Agueero një ëndërr e ndaluar deri tani për presidentin zikaltër për të cilin do të shfrytrëzohen marrëdhëniet e mira me Maradonën.Ndërsa pista tjetër është ajo e rikthimit të Roberto Aquafreskas i cili po bën një sezon të shkëlqyer me Kaljarin dhe sezonin e ardhshëm mund të rikthehet në bazë.Ndryshime në horizont në shtëpinë zikaltër e cila duket sikur do të rinovojë sulmin e saj.