Interi e fitoi ‘Trofeo Tim’

Interi është fitues i turneut ‘Trofeo Tim’, i cili mbahet çdo vit, me pjesëmarrës tri ekipet më të mira italiane, Juventus, Milan e Inter.
Këtë radhë, evenimenti i mbajtur në stadiumin San Nicola të Barit i takoi Nerazzurrëve, të cilët janë më përpara me përgatitje, pasi luajnë më 2 gusht në Europa League. Ekipi i Andrea Stramaccionit e mposhti si Juventusin, ashtu edhe Interin.
Në lojën e parë vendosi goli i Coutinhos (Inter – Juventus 1:0), kurse në atë të dytë, Bianconeri triumfuan përballë Rossonerëve falë golit të Vucinivit (1:0).
Në lojën e fundit, Interi e mundi Milanin 2:1 me golat e Guarin e Palacio. Për ekipin kuq e zi shënoi El Sharaawy.