E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet një aeroplan luftarak i SHBA-së

Një aeroplan luftarak i Shteteve të Bashkuara, i tipit F-16, është përplasur afër bregdetit të Japonisë, ka njoftuar një zëdhënës i ushtrisë amerikane.

Raportohet se piloti kishte arritur të injektohej nga aeroplani, kështu që po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit për të.

Aeroplani luftarak amerikan u përplas 320 kilometra në verilindje të ujdhesës Hokaido, që është ujdhesa më në veri e Japonisë.

Aeroplani ishte ngritur nga baza amerikane në ujdhesën Aomori dhe parashihej të fluturonte për në Amerikën Veriore, tha zëdhënësi nëpërmjet një kumtese.

Tash për tash nuk dihen shkaqet e përplasjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›