E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi e ka problemin në shtëpi

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, u kërkoi falje tifozëve pasi skuadra e filloi fushatën në Europa League me barazimin 2-2 në shtëpi ndaj Rubin Kazanit.

Nerazzurrët u desh të kundërpërgjigjen dy herë për të nxjerrë një pikë kundër rusëve në duelin e tyre të parë në kuadër të Grupit H. Marko Livaja dhe Yuto Nagatomo barazuan pasi Aleksander Ryzantsev dhe Rondon kishin kaluar mysafirët në epërsi.

Ky ishte një tjetër rezultat dëshpërues për Interin, që u mposht 2-0 nga Hajduk Split, barazoi 2-2 me Vasluin dhe u mund 3-1 nga Roma në tri duelet e tjera në Giuseppe Meazza sezonin e ri. “Personalisht më vjen keq që nuk kemi arritur t’i gëzojmë tifozët”, deklaroi Stramaccioni për Sky Sport Italia.

“Më shqetëson që nuk kemi fituar në shtëpi. Duket se nevojitet një analizë, por u dënuan në dy episode. Çdo takim është tregim në vete”, shtoi ai. Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Partizan dhe Neftci barazuan pa gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›