Talibanët ortodoksë në aksion

Aktivistët, disa prej të cilëve ishin veshur me uniforma kozakësh, tentuan të bllokonin hyrjen në galerinë moskovite Gelman.
Policia arriti t’i shpërndajë demonstruesit dhe të arrestojë nëntë prej tyre, megjithëse pastaj bllokoi gjithë zonën, duke vështirësuar kështu hyrjen në galeri për të gjithë të interesuarit.
Pikturat e ekspozuara të Jevgenija Maltsev janë të inspiruara nga ikonat kishtare dhe nga tri anëtaret e Pussy Riot – të dënuara me nga dy vjet burg për shkak të punk-lutjes së tyre në Kishën e Krishtit Shpëtimtar, në Moskë, përmes së cilës po kërkonin shpëtimin e Rusisë nga presidenti Vladimir Putin.
Ndërkohë, edhe liderja e opozitës së Mianmarit, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi, kërkoi të enjten lirimin e shpejtë të anëtareve të Pussy Riot.
"Cila pjesë e këngës ishe aq e tmerrshme për njerëz të tjerë”, pyeti Suu Kyi, e cila aktualisht ndodhet për vizitë në SHBA.
Gjatë takimit të organizuar nga Amnesty International, Suu Kyi pohoi se “është krejt diçka tjetër nëse dikush preket personalisht”, dhe se qeveritë duhet të “jenë të përgatitura që t’i pranojnë kritikat”.
Me këtë rast, nga familja e Nadya Tolokonjikova, që është njëra nga anëtaret e dënuara të grupit feminist, Suu Kyi fitoi një buqetë lule.
Në po këtë ngjarje u njoftua se tri anëtaret e arrestuara të Pussy Riot u shpërblyen me çmimin për paqe, që bart emrin e muzikanti legjendar, John Lennon.
Gjatë një ceremonie që u mbajt të premten në New York, e veja e Lennon, Yoko Ono, ndau çmimin LennonOno Grant for Peace, i cili mbështetet edhe nga Amnesty International (AI).
Çmimi LennonOno iu dorëzua burrit të Nadya Tolokonjikova, Pyotr Verzilov, i cili është edhe anëtar i art-grupit Viona.
Ndryshe, në web-faqen zyrtare të LennonOno, organizatorët njoftuan se tri muzikantet e burgosura do të lirohen së shpejti.
“Gjykimi i gatë, që kohë më parë përfundoi me dënimin e tyre me nga dy vite burgim, shkaktoi kritika të ashpra të opinionit ndërkombëtar, duke i vënë në pikëpyetje ligjet ruse për lirinë shprehjes”, thuhet, mes tjerash, në komunikatë.