Interi është"fantazmë", Atletiko merr Superkupën
TIRANE-Atletiko e Madridit është fituesja e Superkupës së Evropës për vitin 2010. Skuadra spanjolle, fituese e Europa League në sezonin e shkuar, ka arritur të mposhtë 2-0 Interin në ndeshjen e luajtur mbrëmë në stadiumin "Luigji II" të Monakos, duke përfituar edhe nga një natë e zezë e skuadrës kampione të Evropës. Atletiko e niste ndeshjen si jo favorite përballë një "makine luftarake" si Interi, por në fushë gjërat kanë rrjedhur ndryshe, pasi Rejes e Aguero kanë shënuar dy herë në pjesën e dytë. Skuadra e drejtuar nga Kike Sançez Flores ka besuar më shumë, ndërsa përballë ka qenë një ekip fantazmë i atij që mundi 2-0 Bajernin në "Santiago Bernabeu" në muajin maj. Rafa Benitez ka hedhur në fushë një formacion me futbollistë që ecnin në fushë dhe që gabonin edhe në pasimet elementare. Ndoshta ka qenë një çështje nënvlerësimi dhe vetkënaqësie pas një sezoni të mbushur me trofe dhe suksese në Itali e Evropë, megjithatë zikal-tërit synonin të thyenin rekordin e vendosur një vit më parë nga Barcelona, duke fituar 6 trofe brenda një edicioni. Tashmë, një gjë e tillë është e pamundur, sepse skuadra italiane ka humbur trofeun e parë. Humbja e djeshme ngre pikëpyetjet e para mbi epokën post-Murinjo, për më tepër duke parë se skuadrat në Itali janë përforcuar shumë. Benitez duket se nuk ka arritur t'i japë ekipit atë grintën e një sezoni më parë, ndërsa ç'është më e keqja, mbrëmë Interi nuk ka guxuar asnjëherë në sulm.
Ndeshja
Ndeshja e mbrëmshme nisi me një Atletiko të kujdesshme dhe me një Inter që të paktën në 5 minutat e para tregon se dëshiron të fitojë trofeun. Por, zikaltërit janë shuar shumë shpejt dhe aksionet e bukura numëroheshin me gishtat e njërës dorë. Për t'u veçuar një goditje nga jashtë zone e Samuel Eto, që përfundon ngjitur me shtyllën si edhe një goditje me kokë e Samuel pas një korne. Ndërkohë Atletiko e rriti dalëngadalë ritmin e lojës, duke nisur të shohë më shumë drejt portës së Zhulio Sezar. Pjesa e dytë u mendua se do të zgjonte italianët, por në të vërtetë vetëm Eto e Shnajder që kanë tentuar të vënë në lëvizje "makinerinë" zikaltër. Atletiko jep shumë shpejt sinjalin, duke rrezikuar me një goditje të Rejes që pritet nga Zhulio Sezar. Por, kjo nuk ndodh në minutën e 62-të, kur spanjolli arrin të mposhtë portierin brazilian me një goditje në zonë. Pas golit, reagimi i Interit ka munguar, pasi sulmuesi kryesor, Milito, ishte në një mbrëmjë më shumë se katastrofë. 7 minuta para fundit Aguero shënon golin e dytë për Atletikon, pas një topi të futur në zonë nga Simao dhe që të gjithë mbroj-tësit zikaltër e kanë shoqëruar me sy. Në minutën e fundit Milito mund të kishte rindezur shpresat, por humbi një penallti të fituar nga Pandev.
(d.b/BalkanWeb)